Ish-ministri i brendshëm Mitko Çavkov dhe 35 persona tjerë sot janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë publike, thonë nga MPB.
Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale: cenim terroristik të kushtetutës dhe sigurisë së shtetit, për të cilën parashikohet dënim me burg prej 10 vitesh.
Çavkov për momentin është në Gjykatën penale ku jep dëshmi për procedurën e mëparshme.
Nga Gjykata informojnë se për momentin edhe më shumë persona janë nxjerrë para gjykatës pas urdhrit me shkrim të Prokurorisë lidhur me ngjarjet e 27 prillit, transmeton Medial.mk.
Çavkov gjatë ndodhive të prillit ka udhëhequr me Shtabin operativ të MPB-së.
Përveç Mitko Çvkovit janë ndaluar edhe edhe deputeti Kërste Mukovski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto, ish drejtori i fondit shëndetësor Sashe Stefanovski dhe të tjerë. /albeu.com/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...