Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë, ka nderuar sot me mirënjohje me motivacion ‘lajmëtar i lirisë’, me rastin e 28 Nëntorit, Festës Kombëtare të Flamurit, disa nga patriotët dhe të burgosurit politikë të viteve ’60-ta në komunën e Pejës, shkruan arbresh.info.
Përmes një komunikate për medie ata kanë bërë të ditur se për këta patriotë dhe të burgosur politikë kanë ndarë mirënjohje.
Mirënjohje iu ndanë: Nezir Gashi, Ramadan Shala (post mortum), Sylë Shala (post mortum), Selajdin Daci (post mortum), Shefqet Deçani (post mortum), Avdyl Shala (post mortum), Mehmet Krasniqi (post mortum), Ejup Kastrati, Vesel Rexhepaj (post mortum), Zeqë Shala (post mortum), Remzi Baloku dhe Ahmet Zeka (post mortum)./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%