Google ADS

Adelina Ismaili plane për t’u martuar, zbulon kur do vishet nuse

11:28 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Prej vitesh këngëtarja Adelina Ismaili është në një histori dashurie me menaxherin e saj, Val Krasniqi.

E pyetur nga emisioni Thumb nëse do të ketë një dasmë së shpejti Adelina ka pasur një përgjigje që me siguri do ju pëlqejë.

“Do ketë dhe unë po pres edhe një bebush për të bërë një dasmë. Gjithmonë kam thënë që do të jenë dy, një për mamin e një për babin. Sepse në çdo dasmë më dhimbsen fëmijët që nuk janë prezentë”, shprehet Adelina.

Ajo u bë nënë për herë të parë para disa muajsh, pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Uliksin.

Dhe nga përgjigja që morëm për dasmën do na duhet të presim edhe pak deri kur këngëtarja të vendosë për një fëmijë të dytë./Thumb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme