Javier Pastore i thotë ‘Ciao’ PSG, transferohet te gjiganti anglez

10:47 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore, mund të transferohet në Liverpool, sipas disa raportimeve.

Ylli i PSG-së nuk është shumë i kënaqur me minutazhen në ekipin e Unay Emery, pasi ka startuar në vetëm pesë takime nga minuta e parë, transmeton arbresh.info.

28 vjeçari po ashtu ka humbur vendin në kombëtaren e Argjentinës dhe tashmë është duke ‘luftuar’ për një vend në kombëtare për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ që do të zhvillohet në këtë verë.

Pastore është i dëshpëruar me këtë gjë dhe është duke e konsideruar të ardhmen e tij në Parc des Princes.

“Jam i dëshpëruar se si gjërat janë duke shkuar”, ka deklaruar Pastore.

“Unë dëshiroj të luaj në ndeshje të rëndësishme, si në Ligën e Kampionëve apo në derbi kundër Monacos. Por gjithçka varet nga trajneri”, shtoi argjentinasi.

“Në janar të largohem? Ka pasur shumë spekulime dhe unë e kam thënë disa herë se do ta mendoj të ardhmen, tani jam i foksuar ta ndihmojë ekipin dhe atë e bëra ndaj Monacos për dhjetë minuta sa isha në fushë”, përfundoi ylli i PSG.

Transfermarketweb gjatë javës së kaluar kishte raportuar se disa klube evropiane janë duke e monitoruar situatën e Pastores në klubin francez.

Besohet se Liverpooli është tejet i interesuar por do të ketë konkurrencë nga Interi, Roma dhe Sevilla. /arbresh.info/

Të ngjashme