28 nëntori nuk shënohet vetëm si festë e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo datë në vetë ngërthen edhe histori të tjera të popullit shqiptar.
Përpos ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, pikërisht në këtë datë shënohet edhe dalja publike për herë të parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kësaj dalje i paraprijnë luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, shkruan arbresh.info.
Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 Nëntor të të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.
Kjo kishte ndodhur me rastin e varrimit të mësuesit, Halit Geci. Mësuesi Geci ishte vrarë në derë të shkollës, pas një ekspedite të ashpër të policisë serbe kundër shqiptarëve.
Halit Geci u varros më 28 nëntor të vitit 1997 ku morën pjesë qindra njerëz, gjë që shënoi edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë datë me plot emocione e kujton edhe Rexhep Selimi, si njëri ndër pjesëmarrësit e kësaj ngjarje.
Selimi, thotë për arbresh.info se dalja publike për herë të parë e UÇK-së, shënon një kohë dhe zhvillime të reja në Kosovë.
Ai ka thënë që qëllimi i luftës së UÇK-së, ka qenë arritja e lirisë së plotë dhe demokracisë.
“20 vjet pas daljes publike të UÇK-së, kjo datë kujtohet si një datë e rëndësishme e historisë së UÇK-së, si një datë e cila determinoi një kohë të re dhe zhvillime të reja në Kosovë . Normalisht që qëllimi i luftës ka qenë që në Kosovë të arrihet liria e plotë , të arrihet demokracia dhe zhvillimi ku ende ka për t’u bërë dhe ende ka të bëhet çka të bëhet më shumë”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se pikërisht në 20 vjetorin e daljes së UÇK-së, ajo çka duhet të bëjnë shqiptarët është që ta kuptojnë qëllimin e luftës së UÇK-së.
“Në 20 vjetorin e daljes publike të UÇK-së krejt çka duhet të bëjnë shqiptarët është që duhet ta kuptojnë qëllimin e luftës së UÇK-së, dhe të ecin andej”, ka thënë ai.
Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës si qëllim ka pasur edhe bashkimin e trojeve shqiptare, gjë e cila sipas tij nuk ka ndodhur ende e që siç thotë Selimi trojet shqiptare duhet të zhvillohen bashkë.
“Qëllimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare si e drejtë e natyrshme e shqiptarëve për të jetuar dhe për tu zhvilluar bashkë. Kjo nuk është arritur akoma , e di që ka edhe shumë punë për t’u bërë deri te arritja e qëllimit të UÇK-së , por ajo çfarë duhet të ndodhë është që të ecim me atë ritëm, kurse ajo çfarë nuk duhet të ndodhë është që të mos ndryshohet qëllimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar Selimi./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...