Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, më në fund ka pranuar se Madagaskari e ka njohur Kosovën, megjithatë mllefin ai e ka shprehur në një mënyrë edhe më të vrazhdë. Ai ka theksuar se vendimet në Kosovë po merren njëanshëm, ndërsa shqiptarët që jetojnë në Kosovë i ka quajtur “pakicë kombëtare e Shqipërisë”.
“Në fund të fundit nuk ka rëndësi. Madagaskari ka votuar kundër pranimit të Kosovës të UNESCO për hir të Serbisë edhe pse ka vuajtur presionin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai për Tv Prva, transmeton portali arbresh.info
“Përderisa ne jemi miq me Rusinë, atëherë Rusia do të përdor veton edhe kur vije në pyetje anëtarësimi i Kosovës në OKB”. /Arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...