Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Dani Alves ka kritikuar futbollin italian dhe se duhet të marrin shembull nga Napoli.
Alves sezonin e kaluar ishte pjesë e Juventusit, pasi ishte transferuar si lojtar i lirë nga Barcelona.
Ai me Zonjën e Vjetër fitoi Serie A dhe Superkupën e Italisë dhe ishte finalist i Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
32 vjeçari në një deklaratë të tij ka kritikuar skuadrat italian për stilin e lojës dhe se duhet të marrin shembull nga skuadra e Napolit e cila drejtohet nga italiani Sarri.
“Është kënaqësi të jesh këtu”, e filloi intervistën Alves për Sky në Gran Gala del Calcio, ku ishte pjesë e skuadrës së sezonit.
“Kisha një vit të mirë me Juven dhe është mirë t’i takojë ata prapë. Tashmë kam folur me ish-bashkëlojtarët e mi për arsyet pse u largova: U largova nga Juve sepse mendoj se futbolli italian duhet të përmirësohet”.
“Doja të bëja më shumë, por nuk ishte e lehtë për mua, nuk isha i lumtur ashtu sic jam gjithmonë”.
“Tani jam i lumtur te PSG, kjo pasi jeta më ka mësuar se në futboll duhet të bësh sa më mirë që mundesh dhe unë këtu jam i lirë për ta bërë, gjë që më bën të lumtur”.
“Pres që futbolli italian të ndryshojë në përgjithësi, edhe për atë që ndodhi me Kombëtaren e Italisë. Nuk ishte problemi te trajneri, por te futbolli në përgjithësi, kjo pasi niveli i futbollit ka rënë”.
“Të gjithë duhet të marrin shembull nga Napoli, më të vërtetë më pëlqejnë ata. Vizioni që kanë është i dobishëm në përmasimin e futbollit italian”, ka shtuar Alves. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...