Google ADS

Kjo është stërvitja rigoroze e Pep Guardiolës

09:12 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Manchester City të mërkurën e pret në Etihad Stadium Southampton për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të Premierligës.

City në këtë sezon ende nuk di për humbje duke fituar 12 ndeshja nga 13 të zhvilluara dhe është lider në tabelë me 37 pikë, transmeton arbresh.info.

Po ashtu skuadra nga qyteti i Manchesterit ka arritur 18 fitore rresht.

Ndeshjen e fundit City e fitoi si mysafir i Huddersfiel me golat e Kun Augeros dhe Gabriel Jesus.

Pep Guardiola tashmë është duke menduar vetëm për takimin kundër Southampton. Futbollistët e Cityt janë parë duke stërvitur në mënyrë rigoroze para ndeshjes, duke lënë të kuptuar se skuadra e Southamptonit do ta ketë tejet të vështirë.

Në këto foto shihet sulmuesi brazilian Gabriel Jesus tejet i foksuar dhe duke stërvitur në mënyrë të rreptë.

Guardiola ka të gjithë yjet të gatshëm si Leroy Sane, Aguero, De Bruyne, David Silva por do të jetë pa qendërmbrojtësin kryesor anglezin John Stones. /arbresh.info/

 

Të ngjashme