Pacolli nga Korça uron të gjithë bashkëkombasit për 28 Nëntorin

23:57 | 27 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Përmes llogarisë së tij zyrare në Facebook, ai ka përshkruar emocionet e thella në takimin e dy qeverive në vigjilje të Festës së Flamurit, shkruan portali arbresh.info

“Bashkë jemi më të fortë”, është mesazhi që z.Pacolli ka përcjellë në urim.

Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë.  

“Kam provuar emocione të mëdha që të jem në vigjilje të Festës së Flamurit në takimin tradicional të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt sipas dëshirës sime në Korçë – vatër e Rilindjes Kombëtare. Prej Korçës uroj gjithë bashkëkombasit: Gëzuar! Bashkë jemi më të fortë!”

Të ngjashme