Google ADS

Gjermania fajëson Facebook-un për lajme të rreme

20:52 | 27 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Gjermania ka akuzuar kompaninë Facebook për përhapjen e lajmeve të rrejshme.

Kreu i iteligjencës në Gjermani ka theksuar se platformat janë duke dëmtuar demokracinë duke mos e bërë dallimin mes faktit dhe opinionit, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info

“Deri me tani mediat sociale nuk kanë pranuar që të mbajnë përgjegjësi për lajmet e rrejshme”, tha Hans-Georg Maasen.

Gjermania është një ndër vendet kryesore që ka kërkuar rregulla të rrepta për mediat sociale./arbresh.info/

Të ngjashme