Irani dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje me Katarin që synon rritjen e lidhjeve tregtare me shtetin e Gjirit, i cili është nën bllokadën e fqinjëve arabë, tha televizioni shtetëror i Iranit.
Sipas faqes online të transmetuesit tha se marrëveshja parashikon krijimin e një “grupi të përbashkët pune për të lehtësuar tranzitin e mallrave mes të tre vendeve”, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu synohet që të tre vendet të trajtojnë “pengesat për dërgimin e mallrave nga Irani dhe Turqia për në Katar”.
Marrëdhënia e Katarit me Iranin, që shihet si rivali kryesor i Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme, është një nga faktorët kryesorë që mbështesin krizën midis Katarit dhe ish aleatëve të saj.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë prishur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar Dohën për përkrahjen e ekstremizmit dhe nxitjen e lidhjeve me Iranin.
Katari ka mohuar të gjitha akuzat.
Qëkur ka shpërthyer kriza e Katarit, Irani dhe Turqia, marrëdhëniet e të cilave janë ngrohur ndjeshëm në muajt e fundit, kanë kërkuar të ndihmojnë në thyerjen e bllokadës, duke përfshirë rritjen e eksporteve ushqimore./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...