Daçiq mohon se Madagaskar e ka njohur Kosovën

17:00 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se prej 114 vendeve që e njohin Kosovën, sipas tij, 7 ose 8 prej tyre nuk e kanë pranuar vërtetë, shkruan portali serb  “Telegraf”.

“Prishtina ka një listë prej 114 vendeve që e kanë pranuar Kosovën , por jam i sigurtë që janë 7 ose 8 prej tyre që nuk e njohin vërtetë”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu nuk pranon se Madagaskar e ka njohur Kosovën , dhe thotë se do ta vërtetojmë edhe këtë, transmeton arbresh.info. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme