Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në krye të tryezës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe të rrethuar me ministrat e dyja qeverive, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës me kohë do të bëhet ushtri.
Takimi i tyre po mbahet në Korçë dhe do të rezultojë me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve ndërshtetërore, raporton arbresh.info.
“Me punë nderojmë përgjegjësinë që kemi,” është shprehur Haradinaj, derisa ka folur edhe për të arriturat e deritanishme të Qeverisë së drejtuar nga ai.
Haradinaj ka theksuar nevojën e mbështetjes së Shqipërisë në aspektin diplomatik, duke shprehur përkushtimin për marrëdhënie të mira me fqinj, dhe avancimin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para