Google ADS

Shiffrin kryeson Kupën e Botës në ski

15:22 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin ka fituar sot garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e Killington (Amerikë), duke korrur suksesin e parë sezonal në Kupën e Botës për femra në ski.

Në garën e shtëpisë, Shiffrin nuk zhgënjeu (viti i dytë radhazi që fiton në këtë pistë), duke bërë një paraqitje të mirë dhe korri suksesin e 32-të në karrierë në Kupën e Botës, përcjellë Telesport.

Pas dy zbritjesh, ajo dha kohën e përgjithshme 1’40”91, duke qenë më e shpejta në pistë, madje gati 2 sekonda më e shpejtë se ndjekësja më e afërt.

Në vendin e dytë u rendit skiatorja sllovake Petra Vlhova dhe në të tretin skiatorja austriake Bernadette Schild.

Falë këtij triumfi, skiatorja amerikane ka marrë kreun e renditjes së përgjithshme në Kupën e Botës, me 305 pikë, duke lënë pas Vlhova me 221 pikë dhe gjermanen Rebensburg me 220 pikë. /Telesport/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme