Susan Sarandon ka thënë se është e lumtur që Hillary Clinton humbi zgjedhjet, sepse ajo është shumë e rrezikshme dhe SHBA do të hynte në luftë.
Aktorja u përball me kritika nga e majta, pasi e akuzuan se lejoi që Donald Trump të fitojë, sepse ajo refuzoi të votojë për Clintonin, shkruan the Guardian, përcjell arbresh.info
Ajo në vend të kësaj zgjodhi të mbështesë të pavarurën Jill Stein, pasi Bernie Sanders humbi në garën e Demokratëve.
Por 71 vjeçarja thotë se nuk pendohet.
“Mendoja që ishte shumë, shumë e rrezikshme”, tha Sarandon.
“Ne do të ishim ende në gjendje të keqe, ne do të ishim në luftë (nëse ajo do të ishte presidente). Nuk do të ishte shumë më butë. Shikoni se çfarë ndodhi nën Obamën e ne nuk e vumë re”, tha Sarandon.
Ajo tha se ndërsa ish presidenti Barack Obama e kishte shumë vështirë me kujdesin shëndetësor dhe ishte e rëndësishme që të kishte një familje të zezë në Shtëpinë e Bardhë, ajo thotë se Obama dëbonte më shumë njerëz sesa Trump – ai thjesht e bënte ‘tinëz’./Arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media