Google ADS

PSG në ‘luftë’ të ashpër me Arsenalin dhe Barcelonën për yllin e Nice

14:26 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Paris Saint-Germain është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Nice, Jean-Michael Seri.

Për shërbimet e mesfushorit kreativ në garë janë edhe Barcelona me Arsenalin, transmeton arbresh.info.

Seri gjatë verës së kaluar ishte shumë afër transferimit në Barcelonë por në fund marrëveshja kishte dështuar.

Tashmë, drejtori sportiv i PSG Angelo Henrique ka kontaktuar me mesfushorin.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti 26 vjeçar.

 

“Po, ka pasur bisedime me PSG, në veçanti me drejtorin sportiv Angelo Henrique”, tha Seri.

“Nëse largohem nga Nice, atëherë do të jetë një ekip në të cilin do të ndihesha mirë dhe që luanë futboll të mirë”, shtoi mesfushori.

“Paris e ka filozofinë e futbollit të bukur, me të cilin jam shumë i lidhur, Pra, pse jo?”, përfundoi francezi.

Seri ka insistuar se është shumë i lumtur në Nice edhe pse i kishte dështuar transferimi në Barcelonë për shkak të bordit të klubit francez. /arbresh.info/

Të ngjashme