Islam Pacolli: Me autoritetin që gëzon, Behgjet Pacolli do t’i sjell Kosovës shumë njohje të reja

14:19 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka uruar zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli për njohjen që ka ardhur për Kosovën nga Republika e Madagaskarit.

Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se beson që Behgjet Pacolli me punën e palodhshme dhe autoritetin që gëzon, do të sjell shumë njohje të reja për Republikën e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Z.Ish President i Republikës së Kosovës, aktualisht Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës dhe President I Aleancës Kosova e Re z.Behgjet Pacolli

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Subjektit Politik AKR dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e njohjes së shtetit tonë nga ana e Republikës se Madagaskarit.

Shpresoj dhe shumë besoj, se me punën e juaj te palodhshme dhe me autoritetin qe e gëzoni në gjithë botën do të sjellni dhe shumë njohje tjera per Republikën e Kosovës.

Të uroj shëndet dhe suksese në punë

Me respekt

Islam Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme