Kim Jong-un teston një raketë të re, dhjetëra të vdekur

12:04 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Dhjetëra njerëz janë vrarë, kur diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un testoi raketën më të fuqishme ndonjëherë.

Kjo gjë ka bërë që disa ndërtesa të shemben, transmeton portali arbresh.info

Shtëpitë dhe një shkollë në afërsi të bazës bërthamore Punggye-ri u rrëzuan kur testimet shkaktuan tërmet 6.3 të Riterit, gjë që lëndoi 150 nxënës.

Shpërthimi shkaktoi dridhje brenda tetë minutave, duke goditur ndërtesat në një fshat në afërsi.

Lajmi për viktimat u bë i ditur nga një grup i quajtur Zhvillimi Jugor dhe Verior./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme