Milan ka shkarkuar trajnerin italian Vicenzo Montella nga detyra e kryetrajnerit.
Gjiganti italian në ndeshjen e fundit ka barazuar në shtëpi me Torinon 0 me 0, transmeton arbresh.info.
Trajneri i ri i Milanit do të jetë ish mesfushori italian, Genaro Gattuso.
“Milani bën të ditur se e ka shkarkuar Vincenzo Montellan nga posti i trajnerit të ekipit të parë”.
“Posti i trajnerit i është besuar Gennaro Gattusos, i cili e braktis postin e trajnerit të Primaveras dhe ia urojmë dëshirat më të mira”, thuhet në një njoftim të klubit të postuar në Twitter.
Gatusso gjatë verës ishte rikthyer në klub si trajner i të rinjve të Milanit.
Rosonerët janë duke kaluar në formë të dobët në këtë sezon edhe pse shpenzuan mbi 200 milionë euro në lojtarë të ri.
Milani renditet në vendin e shtatë me 20 pikë. /arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...