Laura Simpson tërhoqi vëmendje mediatike gjatë verës kur u spekulua për një aferë me Wayne Rooneyn.
Ndërsa pas një postimi emocionues të Coleen Rooneyt në rrjetet sociale, ku thoshte se ia ka falur burrit të saj, Laura thotë se gruaja e futbollistin dëshiron vetëm vëmendje.
Në postimin e saj, Coleen thoshte se do t’ia japë edhe një shans martesës së saj nëntëvjeçare me sulmuesin e Evertonit, për të cilin ka thënë se ka bërë një gabim egoist dhe të pamenduar.
Në një postim në Twitter, Laura e ka kritikuar deklaratën e gruas së Rooneyt duke theksuar se ajo kërkon vetëm vëmendje.
“Shumë, shumë kërkim të vëmendjes”, ka shkruar 29-vjeçarja në postimin e edituar.
Në postimin e saj, Laura e ka lavdëruar Rooneyn si prind, ndërsa ka thënë se nuk do t’i përmendë cilësitë e tij si person.
“Nuk do t’i përmend cilësitë e mira të Wayne si person, sepse nuk mendoj se e meriton në këtë kohë, por ai është një baba brilant”.
“Ai ka bërë gabime të pamenduara dhe egoiste, nga disa prej të cilave ka mësuar, kurse nga të tjerat jo”.
“Megjithatë, ndoshta kjo do të ndryshojë? Në jetë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shkruar mes tjerash Coleen./Telegrafi
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...