Gjilani në pritje të dy presidentëve shqiptarë, Ilir Meta e Hashim Thaçi

11:03 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Qytetarë të shumtë të Gjilanit kanë dalë në qendër të qytetit në pritje të dy presidentëve shqiptarë, pavarësisht motit të ligë që po mbretëron, shkruan arbresh.info.

Garda ceremoniale e FSK-së tashmë është përgatitur për të pritur dy presidentët./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1609456069119479/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme