Google ADS

Jakup Krasniqi uron festat e Nëntorit

10:10 | 27 Nëntor 2017
M. A.

Nënkryetari i NISM-ës Jakup Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të gjithë shqiptarëve ua ka uruar festat e Nëntorit.

“Shqiptarët kudo janë, janë në pragun e Festave më të rëndësishme të Kombit. Edhe këto Ditë të Nëntorit do të ishin të zakonshme si të gjitha ditët tjera të vitit. Por, Ditët e Festave të Nëntorit, kanë e mbartin me vete shumëçka të veçantë, madje të jashtëzakonshme! Përmasën e të cilave ende se kemi të ndriçuar në plotëni!’, ka thënë Krasniqi ndër tjerash në postim.

Postimi i plotë:

URIME FESTAT E NËNTORIT!

Shqiptarët kudo janë, janë në pragun e Festave më të rëndësishme të Kombit. Edhe këto Ditë të Nëntorit do të ishin të zakonshme si të gjitha ditët tjera të vitit. Por, Ditët e Festave të Nëntorit, kanë e mbartin me vete shumëçka të veçantë, madje të jashtëzakonshme! Përmasën e të cilave ende se kemi të ndriçuar në plotëni!

Pse?

Se, bash në këto Ditë që na japin shumë nder e krenari janë sublimuar përpjekjet e pa rreshtuara të popullit tonë ndër shekuj, janë sublimuar epokat më të lavdishme të kombit, nisur nga ajo e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Epoka e madhe e rilindësve që konsolidoj Kombin Shqiptar në mbi 80 mijë km2, konsolidoj gjuhën e shkollën shqipe, e pastaj të vazhduar nga të mëdhenjtë e Pavarësisë së Shqipërisë që më 28 Nëntor 1912 Shpallën Shqipërinë e Pavarur, e të thelluar nga e lavdishmja LNÇSH me mbi 28 mijë Dëshmorët e Kombit dhe se fundi e kulmuar me Nëntorin e Adem Legjendarit dhe Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo e fundit popullit shqiptar në Kosovë që, veç Pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008, i hapi shumë perspektiva që ende nuk kanë arritur të zhvillohen si do të dëshironim e si do të duhej. Por, këtyre Festave që i kemi përpara nuk ua marrin dhe s’do t’ua marrin kurrë madhështinë që u betonarmua me jetë e gjak njerëzish gjatë shumë shekujve e mijëvjeçarëve, epokave të personaliteteve që s’do t’ju humbë nami kurrë! Se e deshën pa hile Shqipërinë!

Ata, personalitete Dritëdhënës do të shkëlqejnë përjetësisht rrugën e Kombit!

Shqiptarë, kudo jeni, pranoni Urimet e Përgëzimet e mija më të sinqerta e nga zemra për Festat e NËNTORIT!

Fati i priftë popullit shqiptar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme