Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane ka deklaruar se nuk do të largohet askush nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Yjet si Gareth Bale dhe Karim Benzema janë duke u lidhur me largim nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas disa raportimeve Manchester United është tejet i interesuar për shërbimet e uellsianit por Zidane ka përjashtuar të gjitha mundësitë se ndonjë lojtarë i Realit do të largohet gjatë janarit.
“Ne e dimë se çfarë na ofron Bale”, deklaroi Zidane.
“Është e vërtetë se është folur shumë për lëndimet e tij dhe se ai luanë vetëm tre ndeshje dhe pastaj lëndohet”, shtoi tekniku francez.
“Ne e dëshirojmë që ta kemi 100 % të gatshëm. Në afatin e janarit nuk do të largohet askush, por blerje mund të ketë, do ta shohim se si do të rrjedhin gjërat”, përfundoi Zidane.
Gareth Bale që nga transferimi i tij në 2013 nga Tottenham me Realin ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy La Liga. /arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë – rezult...
Aksident trafiku mes një kamioni dhe autobusi në Veternik
Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti në selinë e NATO-s
Kurti dhe kryeministri i Lihtenshtajnit diskutojnë për lehtë...
Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësu...
Vazhdon përshkallëzimi i luftës Izrael – Hezbollah