Thaçi e Meta priten nga garda ceremoniale e FSK-së

08:08 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas homazheve në Prishtinë ai do të shkojë drejt Gjilanit, shkruan arbresh.info

Ai së bashku me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta do të priten nga garda ceremoniale e Forcave të Sigurisë së Kosovës tek Platoja e Teatrit në Gjilan.

Meta e Thaçi gjithashtu do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Kujtojmë se dje Ilir Meta ishte në një vizitë jozyrtare në Medvegjë, ku takoi autoritetet dhe qytetarët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme