Google ADS

Shpërthen vullkani në Indonezi, evakuohen 24 mijë banorë

22:25 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shpërthimi i vullkanit në ishullin turistik të Indonezisë, në Bali, ka detyruar zyrtarët që të anulojnë fluturimet dhe të largojnë rreth 24 mijë banorë.

Banorët janë detyruar që të qëndrojnë në rrugë, pasi një re e dendut e hirit nga mali Agnug, ka ecur drejt lindjes dhe juglindjes përgjatë arkipelagut, transmeton portali arbresh.info

Aeroportet kryesore në Bali kanë bllokuar rreth 7 mijë pasagjerë vendas dhe ndërkombëtarë, ndërsa qeveria ka dhënë paralajmërimin e kuq.

Hiri i cili doli nga mali Agung në lindje të Balit, ka shpërthyer tri herë gjatë ditës së shtunë dhe ka arrtiur lartësinë e 4 mijë metrave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme