Kjo është pyetja më e madhe në shkencë, për shkak se gjithësia, apo hapësira, si të doni, është gjëja më e madhe për të cilën dimë. Edhe në këtë rast, zor se mund të dalë ndokush e të thotë se e di përgjigjen në këtë pyetje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Të gjithë ne mund të kemi lexuar rreth kësaj. Një teori thotë se gjithësia është vazhdimisht duke u zgjeruar.
Një teori tjetër thotë se gjithësia është e lakuar, gjë që me gjasë d.m.th. se linjat të cilat duken të drejta për ne, mund të jetë që në largësi të mëdha, të lakohen dhe të kthehen prapa, për të bërë lakesa të mëdha, apo edhe rrathë.
Një ide tjetër është se gjithësia ka kufi, por deri tani askush nuk mund të thotë se ku është ai kufi. Si do që të jetë, të gjitha këto janë vetëm ide, prandaj përgjigjja më e mirë në këtë pyetje është: askush nuk e di!
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje