Të premten Robinho është dënuar me 9 vite burg me akuzën se ka përdhunuar një vajzë të re shqiptare bashkë me pesë brazilianë të tjerë në një diskotekë të Milanos më 22 janar të 2013-ës.
Edhe pse kujtesa e viktimës nuk ka qenë shumë e kthjellët, gjatë procesit vajza ka konfirmuar akuzat për përdhunim para gjykatësve dhe ka siguruar se nuk e njihte futbollistin para asaj nate.
Sipas deklaratës së saj, ajo nuk ka qenë plotësisht e kthjellët dhe e vetëdijshme, me Robinho-n dhe shokët e tij që i kanë ofruar shumë për të pirë deri në momentin që ajo ka humbur ndjenjat.
Në atë moment, gjithmonë sipas versionit të saj, e kanë çuar në gardërobë ku kanë abuzuar me të. Shqiptarja ka thënë se grupi e ka detyruar të kryejë “disa herë marrëdhënie seksuale” dhe ajo nuk ka pasur asnjë mundësi për të bërë rezistencë. Në deklaratën e saj, vajza ka shpjeguar se miqtë e saj janë larguar dhe e kanë lënë vetëm:
“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë, që janë larguar kur agresorët më kanë dehur dhe unë kam humbur ndjenjat”, ka shtuar vajza.
Katër nga gjashtë të akuzuarit nuk janë burgosur. Robinho dhe një nga miqtë e tij janë dënuar përveç burgimit edhe me një gjobë prej 60 mijë eurosh që duhet t’ia paguajnë vajzës së përdhunuar.
Ish-futbollist i Milanit ka përgënjeshtruar gjithçka dhe ka siguruar se do ta dërgojë çështjen në apel.
Sipas tij, marrëdhënia seksuale e kryer me vajzën ka qenë me dëshirë dhe jo e detyruar, madje ai ka thënë edhe se ata janë takuar më vonë në një restorant.
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...