Google ADS

Adelina Ismaili:Jam zhgënjyer nga Kosova

19:37 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Prej më shumë se 1 viti, Adelina Ismaili ishte tërhequr nga muzika dhe nga mediat me intervista apo dalje të ndryshme, pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Uliksin.

E për të bërë rrëfimin e saj ekskluziv pas lindjes, Adelina ka zgjedhur emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku i ka thënë të gjitha… që nga mëmësia e deri të pengu i saj më i madh në jetë.

Një artiste me dekada karrierë mbi supe ndoshta mund të mos ketë ndonjë peng të madh, por Adelina ka. “Kam, ashtu sikurse ka çdo artist i ri që i futet muzikës e artit për të ndryshuar botën, së paku atë të veten.

Mbetet ai pengu që Kosova vazhdon të më zhgënjejë në aspektin e mentalitetit. Kam qenë e bindur se do të ishim më të hapur me njëri-tjetrin, gjeneratat e reja, më konkurrues mes vetes, por unë po shoh të kundërtën dhe kjo po më dhemb!”, – tregon Adelina.

“Ky është pengu më i madh, që ndoshta ndonjëherë i them vetes, ok Adelinë, të gjitha i ke bërë në këtë jetë, por këto nuk ke mundur t’i futësh dikujt në kokë, që më mirë të jesh i hapur, i dashur, i arsimuar”.Ne urojmë që kjo gjë të ndryshojë shpejt e kështu Adelina të mos ketë më asnjë peng. Fundja, i ka dhënë shumë këtij publiku për të mos marrë edhe këtë gjë mbrapsht!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme