Mesfushori Daniele De Rossi u ka kërkuar falje shokëve të ekipit dhe tifozëve të Roma-s pasi shkaktoi një penallti duke marrë edhe karton të kuq gjatë barazimit 1-1 ndaj Genoas.
Pasi kishte marrë avantazhin me golin e Stephan El Shaarawy, Roma humbi dy pikë të rëndësishme pasi De Rossi në fillim tërhoqi fanellën e Lapadula-s, më pas e goditi me shpullë teksa po bëhej një goditje këndore e Griffones.
Pasi e konfirmoi me VAR, arbitri i tregon karton të kuq De Rossi-t dhe dha një penallti për vendasit.
Lapadula e shndërroi në gol dhe Roma nuk ishte e aftë të bënte një tjetër gol.
“Incidenti i penalltisë? Prandaj kam ardhur këtu,” shprehet De Rossi pas ndeshjes në Marassi.
“Nuk ka shumë për të thënë. U mundova të bllokoj Lapadula-n, dhe pamjet nuk janë edhe aq të bukura për t’u parë.
“I kërkoj falje të gjithëve. Do të ngrihemi sërish.”
https://www.youtube.com/watch?v=Er73xTqbaSc
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...