Të shtëna me armë në Gjilan

18:39 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Para pak minutave në qendër të qytetit të Gjilanit ka pasur të shtëna me armë.

Siç mëson Indeksonline të shtënat janë shkaktuar pikërisht në qendër të qytetit apo tek lagja e cila njihet si ‘Dardania’.

Nuk dihet nëse nga të shtënat ka të lënduar por siç mëson Indeksonline pikërisht natën e kaluar në njërën prej kafiterive në këtë lagje ka pasur një përleshje fizike mes disa personave por që nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me këtë të sotmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme