Pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me nevoja të veçanta, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një konference për shtyp kanë konfirmuar fitoren e kandidatëve të tyre për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tha se Vetëvendosje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme të mirëqeverisë me Prishtinën, e cila sipas, tij do të vazhdojë edhe me qeverisjen e Prizrenit.
“Pas numërimit të votave me kusht dhe ato të diasporës, ne konfirmojmë fitoren e VV-së në Prishtinë dhe Prizren. Mirëqeverisja e Prishtinës do të vazhdojë edhe për katër vite. Po ashtu këtë qeverisje do ta vazhdojmë edhe në Prizren. VV do ta ç’kap këtë shtet nga pushteti që e ka kap”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme, Shpend Ahmeti ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për një proces të rregullt e cila sipas tij që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.
Ai theksoi se do të vazhdojë të luftojë korrupsionin si dhe do të vazhdojë reformat në qeverisjen e Prishtinës.
“Është koha e përmbushjes së 100 zotimeve dhe nuk dua të humbas kohë se 100 punë i kemi. Falënderim i shkon diasporës që nuk u ndal asnjëherë për të mirën e Kosovës”, potencoi Ahmeti.
Ai gjithashtu tha se synon që të krijojë koalicione me parti tjera politike, që ta ketë shumicën e Kuvendit Komunal në Prishtinë.
“Synojmë që të ndërtojmë shumicën e Kuvendit Komunal dhe për këtë do të bisedojmë edhe me partitë tjera politike. Në katër vitet e ardhshme pres koalicion stabil”, shtoi tutje Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët që të vinë dhe të festojnë sonte në shesh, duke filluar nga ora 19:00.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale