Google ADS

Vetëvendosje feston sonte në sheshin ‘Skënderbeu’

15:43 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte në ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të festoj konfirmimin e fitores së kandidatëve të kësaj partie në Prishtinë e Prizren pas numërimit të votave me kusht dhe të atyre të diasporës.

Lajmin e ka bërë të ditur, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, shkruan arbresh.info.

“Po festojmë sonte në oren 19:00 per fitoret që u munduan të na vjedhin me çdo kusht! Të dashur qytetarë, ju presim sonte ne sheshin “Skenderbe”. Le të festojmë me zemer”, ka shkruar ajo në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme