Google ADS

Anëtari i KQZ-së nga AAK e konfirmon fitoren në Rahovec

14:48 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj ka konfirmuar fitoren e kandidatit, Smajl Latifit për Rahovecin.

Ai ka thënë se edhe pas numërimit të votave me kusht, fituesi i kësaj komune është Latifi, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, edhe në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ka përfunduar numërimi për tri vendvotime për komunën e Rahovecit. Nga kjo, fitues i garës së balotazhit për zgjedhjet lokale del të jetë kandidati nga AAK-ja, Smajl Latifi.

Po ashtu Vishaj e ka uruar të gjithë partinë për fitoren e arritur në Rahovec.

“Konfirmohet fitorja e Smajl Latifit per Rahovec, edhe me votat me kusht fiton Smajl Latifi, Urime AAK”, ka shkruar Vishaj në Facebook.

Gjithashtu për Rahovec janë numëruar edhe votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, ku AAK ka marrë 106 vota dhe PDK 78.

Përndryshe, në rinumërim dhe votat me kusht kanë qenë të pa vlefshme 8 fletëvotime të pa vlefshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme