Kryeministri Zoran Zaev sot niset për në Budapest ku do të marrë pjesë në Samitin e 6-të të shefave të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, i cili mbahet prej sot deri më 28 nëntor në kryeqytetin e Hungarisë.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në delegacionin zyrtar të Maqedonisë në samit janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje ekonomike Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe koordinues nacional për bashkëpunim me grupin 16+1 Viktor Dimovski dhe këshilltari për ekonomi në kabinetin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi.
“Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në këtë samit, i njohur edhe si Samiti 16+1, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së forumit ekonomik, tregtar dhe financiar, si dhe në punën e sesionit plenar të forumit, në të cilin fjalim do të ketë edhe kryeministri Zoran Zaev. Zaevi, si dhe anëtarët tjerë të delegacionit qeveritar, gjatë Samitit të 6-të të shefave të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, do të kenë shumë takime bilaterale”, informoi shërbimi qeveritar për media.
Kryeministri Zaev, të martën më 28 nëntor, do të ketë takim me Li Keçijan, kryeministër i RP të Kinës dhe të njëjtën ditë do të takohet edhe me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...