Kuvend, filloi dhe u ndërpre debati për kryeprokurorin

12:31 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas elaborimit të zëvendësministrit të Drejtësisë për propozimin Lubomir Joveski të jetë prokurori i ri publik dhe pas paraqitjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimevski seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski theksoi se biografia profesionale e Joveskit është garanci për ekzekutimin me sukses të funksionit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, para së cilës, siç tha, në periudhën e ardhshme na presin sfida të mëdha.

Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së tha se mënyra e zgjedhjes së prokurorit publik është “difekt në sistem” dhe se fillimisht nevojiten reforma në funksionimin e këtij institucioni e më pas të vendoset për zgjidhje kadrovike. Për emërimin e prokurorit publik, Kuvendi i RM-së vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Prokurori publik ka mandat prej gjashtë viteve me të drejtë të emërimit të sërishëm. Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë.

Në konkursin që e shpalli Qeveria më 14 shtator për prokuror publik shtetëror janë paraqitur 23 kandidatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme