Ekziston arsyeja përse dhembin flokët. Ndoshta logjika ju thotë që flokët nuk mund të dhembin, mirëpo kjo gjithsesi mund të ndodhë.
E gjitha fillon nga maja e kokës, pastaj zgjerohet në flokët tuaj.
Për këtë dhembje 50 për qind vetë jeni fajtorë, ndërsa për pjesën tjetër prej 50 për qind trupi juaj.
Në të vërtetë, maja e yndyrshme e kokës apo larja e parregullt mund të rezultojnë me grumbullimin e yndyrës në majë të kokës.
Kjo shkakton inflamacion dhe të kruara, madje edhe dhembje, transmeton Telegrafi.
Nëse edhe vetëm kriheni, do të nxisni lirimin e kimikalieve për shkak të të cilave do të përfshijnë tërë majën e kokës.
Me fjalë të tjera, më shumë gjak do të ketë në atë pjesë të kokës, andaj ndodh dhembja pulsuese.
Mirëpo, dhembja mund të shkaktohet edhe pas larjes dhe për të duhet fajësuar produktet për flokë të cilat i përdorim, sepse vaji dhe ndotjet grumbullohen edhe për shkak të kimikaleve të atyre produkteve.
Për të shmangur këtë dhembje, flokët lani rregullisht dhe përdorni sa më pak produkte për flokë.
Gjithashtu, kurdo që mundeni, shmangni frizurat e tendosura dhe përdorni shampo të cilat zbërthejnë yndyrën.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...