Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojnë projektligjin për buxhet për vitin 2018 në ditën kur ky projektligj pritet të votohet në seancën e Kuvendit të Kosovës në lexim të parë, shkruan arbresh.info.
Kjo pasi që sipas tyre ky projektligj ka mungesë të lidhjes së buxhetit në raport me rritjen ekonomike të vendit. Madje opozita vlerëson se ky i fundit nuk ndryshon pothuajse aspak nga projektbuxheti i vitit 2017.
Dardan Molliqaj, deputet dhe anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për arbresh.info se ka ndodhur një dallim brenda dy muajve ku sipas tij, më herët për projekt buxhetin e vitit 2018 është folur ndryshe e tashmë kur është prezentuar në Komision dolën shifra të tjera.
Ai ka thënë se për këtë arsye Vetëvendosje do të jetë kundër këtij buxheti.
“Derisa ky dallim brenda dy muajve është kaq i madh edhe ka një shpërputhje kaq të madhe mos pajtimi jonë me ndarjen që ia kanë bërë projektbuxhetit sigurisht që Lëvizja Vetëvendosje do të jetë kundër”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, ka shpërputhje të planifikimit për rritje ekonomike ndaj programit që ka paraqit qeveria dhe projektbuxhetit.
“Projektbuxheti i vitit 2018 nuk ndërron asgjë nga projektbuxheti i vitit 2017 përveç ndërrimit të shifrave, zërat janë të njëjtë, kemi dikund rritje dikund ulje përgjithësisht ato rritje kanë ndodhë në disa prej sektorëve që janë me rëndësi po janë rritje të papërfillshme. Ndër të tjera ka shpërputhje të planifikimit për rritje ekonomike ndaj programit që ka paraqit qeveria dhe projektbuxhetit”, ka thënë Molliqaj.
Kundër këtij projektbuxheti është deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lumir Abdixhiku, deputet dhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se janë kundër këtij projektligji dhe se nuk do ta votojnë në ditën kur do të sillet në seancë në lexim të parë.
‘Ju e patë që në mbledhjen ku u shqyrtua draft projektligji për buxhet për vitin 2018 ne votuam kundër dhe ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Abdixhiku për arbresh.info.
Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm është paraparë të jetë mbi 2 miliardë euro, i cili pritet të gjenerojë një rritje ekonomike deri në 4.6 %.
Sipas këtij projektligji të hyrat nga ATK-ja, do të jenë 446 milionë euro, ndërkaq, nga Dogana e Kosovës priten të realizohen të hyra në vlerë prej një miliard e 175 milionë euro.
Në këtë projektligj shpenzimet për paga dhe mëditje do të jenë 589 milionë euro apo 4.3 % më shumë sesa në vitin 2017.
Për subvencione dhe transfere, sipas këtij projektligji janë paraparë që të shpenzohen 525 milionë euro, kurse për shpenzime kapitale 687 milionë euro. /J.Zhuniqi/arbresh.info/
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...