Google ADS

Greqi, ndalohet një gomone me drogë, ishte nisur nga Shqipëria

08:09 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Roja bregdetare greke ka ndaluar një gomone dhe ka vënë në pranga tre persona pas një operacioni nga deti dhe ajri që ka zgjatur 22 orë. Sipas informacioneve të policisë mësohet se në gomonen e ndaluar është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, por nuk bëhet e ditur sasia.

Nga të dhënat e para dyshohet se gomonia me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi është nisur e ngarkuar me një sasi të madhe kanabisi mbrëmjen e së premtes nga brigjet shqiptare.

Roja bregdetare kishte informacion per ngarkesën, ndaj dhe nisi ndjekjen e gomones që në veri të Korfuzit.

Ndalimi i saj është bërë i mundur pas 22 orësh në afërsi të ishulli Tzia në jug të Athinës, pasi janë nxjerrë përdorimit motorët që u qëlluan me snajperë. Në prangat e policisë kanë rënë dy shtetas shqiptarë dhe një grek, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme