Qeveria meksikane ka krijuar një rezervuar gjigand rreth një grupi ishujsh, që do të jetë shtëpia e qindra specieve, duke përfshirë balenat, breshkat e detit etj.
Archripelago Revillagigedo është një grup ishujsh vullkanikë jashtë brigjeve jug-perëndimore të vendit. Me një zonë mbrojtje prej 150,000 km2, ajo është bërë rezerva më e madhe e oqeanit në Amerikën e Veriut. Parku kombëtar detar do të ndalojë peshkimin dhe zona do të patrullohet nga marina.
Shpresohet që me anë të këtij veprimi speciet në zhdukje të mund të shtohet apo gjallesat më të prekura nga peshkimi.
Parku u miratua me anë të një dekreti në nënshkruar nga presidenti meksikan Enrique Pena Nieto.
Gjithashtu do të ndalohet nxjerrja e burimeve natyrore nga toka apo ndërtimi i hoteleve të reja afër.
Zona është përshkruar si Galapagos i Amerikës së Veriut, për shkak të natyrës së saj vullkanike dhe ekologjisë unike.
Të vendosur midis dy rrymave të oqeanit, ishujt janë qendër për lloje të ndryshme gjallesash migratore dhe ndodhen qindra specie të ndryshme
Vitin e kaluar vendi i Oqeanit Paqësor u emërua si një zonë e trashëgimisë botërore e UNESCO-s.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...