Google ADS

Pijet e gazuara shkak i shumë sëmundjeve

00:44 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Studimet e fundit tregojnë se vetëm dy kanaçe me pije të gazuar janë të mjaftueshme për të rritur rrezikun e diabetit, presionin e lartë të gjakut dhe të ndikoj në sëmundjet e zemrës.

Pirja e vetëm një doze prej 355 mililitra, mund të rrisë presionin e gjakut pasi përmban 14 gramë sheqer, më shumë sesa sasia ditore e rekomanduar.

Këto lëngje me nivelin e lartë të sheqerit, janë të njohura për shkak të obezitetit dhe çojnë në sëmundje kronike. Konsumimi i pijeve të gazuara po rritet vazhdimisht në mesin e të gjitha grupmoshave në mbarë botën.

Tani, studiuesit kanë gjetur më shumë dëshmi se konsumi i vetëm një sasi të vogël brenda javës çon në rrezikun e sindromës metabolike.

Të ngjashme