Arsenali pritet të lansoj një ofertë të re në janar për mesfushorin kreativ të Monacos, Thomas Lemar, por më të ulët se ajo prej 90 milionë që ata ofruan në gusht.
Përveç kësaj, në Vitin e Ri, Arsenali pritet gjithashtu të jetë me drejtor të ri sportiv, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i Barcelonës, Raul Sanllehi pritet të largohet nga klubi katalunas në janar dhe burime në Barcelonë, që fillimisht mendonin se ai do t’i bashkohet Manchester Cityt, tani besojnë që ai është afër kalimit te Arsenali.
Në rast se transferimi konfirmohet, Sanllehi do të jetë menjëherë zëvendësues i negociatorit për transferime Dick Law.
Me arritjen e tij, Arsenali do të rikthehet në garë për Lemarin, i cili ka dështuar për të rikthyer formën e sezonit të kaluar, por lojtari është tani i hapur për transferim.
Oferta e shtruar vonë dhe njoftimi i shkurtër që i është dhënë lojtarit në fund të muajit gusht ishte njëra nga arsyet pse Monaco arriti t’i rezistonte ofertës madhështore./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...