Zidane: Bale, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne

23:31 | 25 Nëntor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për reprezentuesin uellsian Gareth Bale duke theksuar rëndësinë e anësorit në skuadrën e tij.

Trajneri i ‘Los Blancos’ nuk ka arritur të jap detaje se kur lojtari do të rikthehet nga lëndimi dhe kur do të jetë në dispozicion për të startuar, por francezi ka përsëritur rëndësinë e tij në skuadër, transmeton portali arbresh.info.

Ky është lëndimi i 19-të në karrierën e tij te Real Madridi

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai e di këtë, ne e dimë dhe të gjithë e dinë. Ai është duke u stërvitur pa ndonjë problem, por nuk e di se kur do të luaj. Ne duam që ai të jetë 100 për qind i gatshëm, atij nuk i duhet shumë kohë sepse nuk ishte një diferencë e madhe ndërmjet kohës së dy lëndimeve”, ka thënë Zidane.

Qysh pas arritjes në Spanjë nga skuadra londineze Tottenham Hotspur në vitin 2013, Bale ka pasur probleme të shumta.

Brenda 159 paraqitjeve për klubin, reprezentuesi uellsian ka shënuar 70 gola dhe ka krijuar 56 asistime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme