Google ADS

Presidenti francez flet kundër dhunës në familje

23:15 | 25 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Në një fjalim të mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të ndalimit të dhunës ndaj gruas, presidenti francez Emmanuel Macron, tha heshtja ndaj dhunës që ushtrohet në familje duhet të thyhet.

Ai e ka shndërruar çështjen e barazisë gjinore në një prej temave kryesore të mandatit të tij pesë vjeçar.

“Është e domosdoshme që ideja e turpit të ndryshoj anë, që Republika të pastrohet nga koncepti i turpit, që kriminelët të cilët çdo ditë ngacmojnë, fyejnë, prekin apo sulmojnë mos të falen, por të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të dënohen”, tha presidenti Macron, duke shtuar se Franca nuk duhet të jetë më ndër ato vende ku gratë jetojnë me frikë, shkruan rtv21.tv

Gjatë fjalimit të tij presidenti Macron kërkoi një minutë heshtjeje për 123 gratë e vrara nga partnerët apo ish-partnerët e tyre në vitin 2016.

Pothuajse 225 mijë gra janë fizikisht apo seksualisht të abuzuara nga bashkëshortët e tyre por më pak se një e pesta prej tyre i paraqesin rastet te organet kompetente. Disa demonstrata janë mbajtur në mbarë Francën në shënim të kësaj dite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme