Forcat Ajrore Amerikane i kanë kërkuar pilotëve të tyre me bazë në Britaninë e Madhe, t’i mbajnë xhamat e dritareve të pastra për të evituar përplasjet me avionë civilë.
Avionët F-15 të vendosur në Lakenheath, janë përfshirë në 19 incidente me avionë britanikë gjatë pesë viteve të kaluara.
Një pilot i një avioni F-15, nga baza e Sufolkut, kohët e fundit, u lëvdua jo pak pasi kishte dalluar një avion civil që po afrohej me sy përpara shfaqjes së tij në radar, duke evituar një përplasje të mundshme. Forcat ajrore amerikane thanë se pilotët e tyre ishin trajnuar të fluturonin në gjendje vigjilente.
Incidenti i evituar është shënuar në prill, kur një çift avionësh F-15 po fluturonin ulët për të parë mbi Malet e Zeza në afërsi të Herefordit. Një nga pilotët pikasi avionin që nuk ishte shfaqur në radar, dhe të dy F-15 kishin manovruar duke dalë nga trajektorja. Më shumë se 1 mijë incidente të evituara janë raportuar në bordin e aviacionit britanik gjatë 5 viteve të kaluara, në 260 prej tyre kanë qenë të përfshirë avionë ushtarakë britanikë apo amerikanë.
Një nga më seriozët ndodhi në janar, kur du F-15 nga baza ajrore Lakenheath, iu afruan në largësinë e 50 metrave një avioni transportues të Forcave ajrore britanike. Si rezultat, forcat ajrore amerikane, i kanë kërkuar pilotëve të tyre të përdorin atë që e përshkruajnë si ‘shiko dhe evito’.
Dhe për ta bërë këtë duhet që xhamat e avionëve të jenë të pastër….Një zëdhënës i forcave ajrore tha: Ndonjëherë, gjërat e vogla si mbajtja pastër e xhamit, mund të bëjë dallimin. Siguria është gjithnjë prioritet për pilotët tanë, që janë të trajnuar të jenë vigjilentë gjatë gjithë kohës./tch
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...