Arsene Wenger ka mohuar zërat se Mesut Ozil ka arritur marrëveshje me Barcelonën.
Kontrata e gjermanit me klubin anglez i skadon në fund të këtij sezoni dhe ylli gjerman ende nuk ka arritur marrëveshje për ta riovouar me topxhinjtë, transmeton arbresh.info.
Për shërbimet e yllit të Arsenalit janë të interesuar Manchester United dhe Barcelona.
Trajneri francez Wenger është pyetur rreth zërave se Ozil tashmë ka një marrëveshje me klubin katalan, ai i ka mohuar duke thënë se nuk mund të kontrlollojë mediat se çfarë të shkruajnë.
“Jo, çfarë kontrolli mund të kam rreth këtij spekulimi”, tha tekniku francez.
“Të gjithë kanë agjentët të cilët mund të bisedojnë me të gjithë. Kjo nuk i pengon njerëzit, kjo iu ndodh të gjithëve. Nuk kam ndonjë shqetësim rreth përkushtimit të tyre, më shumë jam i brengosur për përformancen e klubit”, shtoi Wenger.
“Ozil dhe Alexis vlerësohen kur ekipi luanë mirë ndërsa kur nuk luanë mirë ata kritikohen ashpër. Unë më shumë jam i brengosur që ekipi të bëjë përformanca të forta”, përfundoi francezi.
Arsenali nesër do të takohet me Burnley si msyafir nga ora 17:00. /arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje