Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh anti-drogë nga deti dhe ajri, ndërsa ka pikasur një gomone në ujërat në veri të Korfuzit, e cila dyshohet se ishte ngarkuar me lëndë narkotike në Shqipëri.
Forcat e policisë kanë ndjekur gomonen deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë, pasi është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter.
Gomonia është me tre motorë dhe me nga 350 kuaj fuqi secili e drejtuar nga 3 persona, një shqiptar, një grek dhe një turk të cilët janë arrestuar. Gjatë ndjekjes ka pasur edhe shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa gomonia tashmë po transportohet drejt Pireut, njoftojnë mediat greke.
Operacioni ka nisur 48 ore më parë dhe është kryer nga anti-droga, policia kufitare me mjete tokësore, detare e ajrore të forcave speciale dhe forcave amfibe. Nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar, por policia greke vijon operacionin./BW
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...