Atletico Mardidi ka zgjidhur problemin e tyre kryesor këtë sezon në La Liga.
Skuadra e Diego Simeones ka shënuar fitore me rezultat të thellë 0 me 5 në takimin si mysafirë ndaj Levantes në kuadër të xhiros së 13-të në kampionatin spanjoll, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti në La Liga vazhdon të jetë i pamposhtur këtë edicion pas fitores në Ciutat de Valencia, ku arritën të zgjedhin problemet e tyre kryesor – mungesën e golave. Pas fitores impresive 2 me 0 ndaj AS Romas në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, Atletico Madridi duket se ka fituar moral dhe tashmë ka arritur të çbllokohet para portave.
Dy yjet në sulm, Kevin Gameiro (29′) (59′) dhe Antoine Griezmann (59′) (65′) realizuan nga dy gola për ‘Los Colchoneros’, të cilët siguruan epërsinë me autogol nga Rober Pier (5′).
Futbollisti shqiptar Enis Bardhi, i cili ka realizuar katër gola brenda 11 paraqitjeve këtë edicion në La Liga, ishte i qetë mbrëmjen e sotme.
Atletico Madridi tani gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 27 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në pozitën e katërt me golaverazh më të dobët./arbresh.info/
https://streamable.com/q4zbv
https://streamable.com/1xp06
https://streamable.com/fgjr7
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...