Jurgen Klopp ka qartësuar situatën e krijuar nga Saido Mane pas përfundimit të ndeshjes me Chelsea.
Mohamed Salah shënoi për Liverpoolin por braziliani Ëillian barazoi rezultatin 1 me 1 duke shpëtuar një pikë për skuadrën e tij.
Çuditërisht senegalezi Saido Mane nuk kishte startuar nga miunta e parë dhe u inkuadrua vetëm në pesë minutat e fundit të takimit.
Reprezentuesi senegalez u pa duke argumentuar me trajnerin Klopp pas përfundimit të takimit por trajneri gjerman ka thënë se biseda ishte për vendosjen e Manes në fushë, transmeton arbresh.info.
“Unë iu drejtohesha Manes, pasi ishte vendosur si qendërsulmues”, tha Klopp.
“Unë dëshiroja që Saido të luante në krahun e djathtë”, shtoi gjermani.
“Gjithçka u sqarua brenda pak sekondash”, përfundoi trajneri karizmatik.
Liverpooli pas këtij barazimi renditet në pozitën e katërt me 24 pikë. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...