Presidenti Vladimir Putin nënshkroi ligjin për rregullat e reja mbi mediat ndërkombëtare të pranishme në Rusi, duke i quajtur ato “agjentë të huaj”.
Legjislacioni që tashmë është miratuar nga të dyja shtëpitë e parlamentit, është publikuar në faqen zyrtare të autoriteteve ruse dhe hyn në fuqi menjëherë, transmeton portali arbresh.info
Ligji lejon që çdo media ndërkombëtare e mediave që vepron në Rusi të klasifikohet nën etiketën kontraverse të agjentit të huaj nga Ministria e Drejtësisë.
Ligji është një hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara që e kanë vendosur në televizionin shtetëror Russia Today në të njejtin mandat.
Këshilli i Kremlinit për të drejtat e njeriut ka denoncuar projektligjin, duke thënë se është formuluar në mënyrë të paqartë dhe se është e vështirë për t’u zbatuar në mënyrë të arsyeshme./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë