Google ADS

Jemen, arrin kontigjenti i parë me ndihma që nga bllokada

20:40 | 25 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ndihmat e para për Jemenin kanë hyrë në vend që kur koalicioni i udhëhequr nga Sauditët imponoi një bllokadë në zonat e mbajtura nga rebelët.

Në ndihmat e para të OKB-së janë përfshirë rreth 1.9 milion vaksina, tha përfaqësuesi i Unicef-it në Jemen, transmeton portali arbresh.info

Gjithashtu në Jemen kanë arritur edhe tre aeroplanë që mbartnin punonjës të ndihmës dhe staf ndërkombëtar  nga Kryqi i Kuq.

Koalicioni imponoi bllokadën më 6 nëntor, dy ditë pasi rebelët gjuajtën një raketë në kryeqytetin saudit, Rijad.

Raketat, të shkarkuar nga lëvizja rebele Houthi, u ndalën në aeroportin ndërkombëtar të Riyadit.

Më shumë se 20 milionë njerëz janë në nevojë urgjente për ndihmë humanitare. 11 milionë nga ta janë fëmijë, ndërsa rreth 400 milionë janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë akute./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme